Akuza të ndërsjella ndërmjet kompanisë "Bici Commerce" dhe administratës komunale të Bujanocit
Lokale

Akuza të ndërsjella ndërmjet kompanisë "Bici Commerce" dhe administratës komunale të Bujanocit

29.Mar.2016 10:21
0
Ditë më parë kompania "Bici Commerce" ka dal me një komunikatë për opinion, ku ka akuzuar komunën e Bujanocit për konfiskim të pasurisë së tyre.

Bëhet fjalë për parcelën para kompleksit afaristo-banesor të Bicit në hyrje të qytetit të Bujanocit.

Në një reagim të administratës komunale, ata thonë se parcela në fjalë nuk është e kompanisë Bici, por vetëm kanë qenë shfrytëzues.

Por në një demant të kompanisë “Bici Commerce” thuhet se ata kanë blerë parcelën në vitin 2005.

Në vazhdim ju sjellim komunikatat e kompanisë “Bici Commerce” dhe Administratës komunale të Bujanocit.

 

Komunikatë për opinion

Të nderuar bashkëqytetar të Luginës së Preshevës e më gjerë.

Në emër të kompanisë  “Bici Commerce” nga Bujanoci, dhe në emër të familjes Bici nga Samolica dalim me ketë komunikatë për opinion.

Pushteti lokal i Bujanocit, përmes drejtoratit për urbanizëm me Bastri Mehmetin dhe avokatit komunal Rade Ristiqin, e në krye me kryetarin e komunës Nagip Arifin, ka filluar ta shtojë zullumin në çdo aspekt ndaj kompanisë tonë por edhe shqiptarëve tjerë të cilët nuk i përkasin subjektit politik të tij, ku ka shkuar deri te konfiskimi i pasurisë-pronës tonë, duke i shfrytëzuar organet e pushtetit të Serbisë....

Të jemi ma të kjartë,

Përmes administratës komunale, Nagip Arifi e shpall interes nacional pronën e kompanisë Bici, gjoja për përmirësimin e infrastrukturës së rrugës, e pikërisht të rreth qarkullimit në hyrje të Bujanocit, ku kjo pronë po ju deshka për trotuarë dhe vend parkingje, por, këto parkingje ju duhen për tu ndal automjetet te kiosqet e parapara (të dedikuara për personat e Nagip Arifit) në pronën e Bici Comercit... E, duke e ditur se ne i përdorim ato parkingje për nevojat tona afariste, ku me këtë Arifi e dëshmon veten se interesi i tij është ta shkatërroj biznesin privat të shqiptarëve.....Pasi që, pronat e tjera të serbëve dhe të “Nis petrollit” nuk i ka inicu dhe as nuk i ka shpall interes nacional..., gjithashtu edhe pronën e komunës e cila gjendet në kufi të pronës tonë, dhe që e shfrytëzon pompa e benzinës “Nis-Petroll” nuk e ka shfrytëzuar për nevojat e rreth-rrotullimit por ja ka lon në shfrytëzim Nis-Petrollit.

Të nderuar bashkëqytetar,

Siç e dini edhe ju, projekti i rreth rrotullimit nga ana e Nagip Arifit është mbajtur në fshehtësi sikur të jetë ndonjë sekret ushtarake e jo një projekt normal për të mirën e qytetarëve të Bujanocit.

Disa herë kemi qenë në komunë dhe kemi kërku të shohim se çka po planifikohet në këtë rreth-rrotullim, për gjithmonë kemi marën përgjigje se gjoja projekti nuk është në administratën komunale, gjoja se projekti është në revidim etj, etj..

Administrata komunale nga ne ka kërku ti japim pëlqimin për rregullimin e projekt-dokumentacionit për projektin në fjalë, ku për të njejtën ja kemi dhën atë pëlqim, por, kërkesa ka qenë vetëm për 24 m2 të të njëjtës parcelë, e jo komplet parcelën prej 550 m2!!!

Këtu shifet qartë se, zotris Nagip Arifit nuk i nevojiten 24 m2 për rregullimin e rreth-rrotullimit por, i nevojitet komplet parcela e jonë për ti ngopur apetitet e veta të pa ngopshme... Njëkohsishtë edhe në çdo mënyrë t’i pengoj bizneset private të shqiptarëve të Bujanocit.

Ktu ka qenë kulminacioni i diktatorit të administratës komunale të Bujanocit, pasi që i njejti me çdo kusht, edhe më heret na ka pengu në funksionimin e biznesit tonë, ku, përmes inspektorit të ndërtimit është ardhun me shiritin për rrethimin e punishtes në ndërtimin e kompleksit Bici në ndërtim, ku për të njëjtin kompleks kemi lejen e ndërtimit dhe kemi paguar taksa komunale edhe për rregullimin tokës ndërtimore, në shumë prej mbi 5,5 milion dinarë.., por i njejti inspektor i ndërtimit nuk ka marë urdhëra nga kryetari Arifi që ti pengoj asnjë objekt tjetër që po ndërtohen pa leje apo me leje të përgjismuara.....

Përmes kësaj komunikate, publikisht kërkojmë nga Nagip Arifi të deklarohet publikisht se, çka po e pengon “Bici Commerc” atë personalisht, çfar të keqe apo dëmi i ka shkaktu atij apo familjes së tij si dhe administratës komunale, por edhe popullatë së Luginës, ku shumë mirë e dinë të gjithë se kompania dhe familja jonë sa kontribojm në donacione të ndryshme për ndihma të varfërve dhe nevojtarëve, si dhe me punësimin në ndërmarjen ton pa ngjyra partiake...

Jemi kompani e cila investojmë  në Luginë të Preshevës për t’i punësuar dhe mbajtë të rinjët në trevat tona, e jo për ti dëbuar nga këtu siç bën pushteti aktual....

 

 

ADMINISTRATA KOMUNALE E

KOMUNËS SË BUJANOCIT

Data:23.03.2016

Bujanoc

 

 

 

K U N D Ë R SH T I M

Ndaj komunikatës të datës 22.03.2016 të kompanisë “Bici Commerce”-ish kryeshefit të drejtoratit për Urbanizëm-Hafëz Fazliu.

( E publikuar në www.bujanoci.net)

 

 

Të nderuar qytetarë të komunës së Bujanocit.

 

Pa dashtur që të nxisim debat dhe urrejtje ndër qytetar dhe ndërmjet  bizneseve private dhe administrates komunale të komunës së Bujanocit, por të nxitur nga Komunikata e kompanisë  e publikuar në ëeb portalin www.bujanoci.net , me të cilën janë bërë shpifje, njëllosje, etiketime ndaj personelit të administratës komunale të komunës së Bujanocit pa patur fakte dhe prova materiale.

 I nderuari ish kryeshefi i drejtoratit për Urbanizëm, punë pronësor-juridike,komunale-banesore, veprimtari ndërtimore dhe mbrojtje të mjedisit jetësor dhe drejtor momental i kompanisë private “Bici Commerc”, për hirë të opinoni dhe transparences po ju rikujtojm se gjatë periudhës kohore sa ishit Kryeshef i Urbanizmit shfrytëzuat në maksimum pozitën të cilin e kishit i dhat leje ndërtimi kompanis të cilën ju e menaxhoni, po më këtë leje ndërtimi diskriminuat në mënyrë direkte qytetarët e asaj lagjeje që furnizohen  me energji elektrike e për fat të keq mbi trafon elektrike  ndërtuat objektin tuaj afarist, duke shkelur gjitha rregullat etike të një biznesi të mirfilltë dhe  përvetësuat për interes familjar.

 

I nderuari ish kryeshef i drejtoratit për Urbanizëm, me gjithë respektin për suksesin e kompanis suaj por i lajthitur nga  vetëbesim i tepruar professional, nga hamendja dhe ngutija keni dezinformuar mbar opionin e gjërë, sepse parcelën për të cilën ju deklaroheni,  qytetarët e komunës së Bujanocit e shfrytëzojn si rrugë nga vitet e 80-ta,  e të cilën ju e keni përvetsuar  shumë vite më vonë bashkë me disa parcela tjera edhe pse e keni ditur që po përvetësoni rrugë të planifikuar dhe të asfaltuar si dhe trafostacion për interes të qytetarëve të Bujanocit.

Ju pyesim për çfarë arsye në kohën sa ishit kryeshef nuk ndërtuat në këtë pronë-rrugë edhe ndonjë ndërtesë tjetër afariste-banesore-sigurisht që nuk keni mundur apo nuk ju ka premtuar koha për ta bërë edhe një skandal të radhës.

Po ju përkujtojmë se ju nuk keni qenë pronarë i kësaj parcele-rruge me interes publik por keni qenë vetëm shfrytzuese dhe me planifikimin detal të më hershëm aty edhe është paraparë rruga ekzistuese dhe e cila tashë është shpallur interes i përgjithshëm nga ana e Qeverisë, e nga Ministria përkatëse është dhënë  leja e ndërtimit për rreth-rrotullimin në hyrje të qytetit. Edhe përkundër mundësive dhe përpjekjeve të më hershme që ju kanë dhënë për bartje administrative- ekspropprijim dhe kompenzim të pronës e që ju nuk pranonit sepse dëshironit përfitime marramendëse për kompaninë tuaj e në dëm të interesit publik (ndërrim me kafiqin “At Home” i cili objekt ështe prone komunale), por sigurisht edhe tash do të bëhet kompenzimi me çmimin e tregut që jipet nga organi kompetent.

Për informim të opinionit publik  ju keni shkuar aq large sa që keni kërkuar edhe ndrrimin e kësaj  parcele me kafiqin “At Home”, e gjitha kjo për interesa tuaja personale e në dëm te interesit publik.

Për hirë të opinionit publik ju njoftojm se  komuna e Bujanocit në vazhdimsi përkujdeset për bizneset private,  çdo vitë duke i ndihmuar ata me mjete financiare dhe teknologji të nevojshme për mbarvajtje të suksesshme të biznesit  ku në mesin e tyre është edhe kompania juaj “Bici Commerc” e cila është përfituese me 3.000.000,00 din. ,  kjo do të thot se qëllimi dhe synimi kryesor i administratës komunale të komunës së Bujanocit është ti ndihmojë  të gjitha bizneseve pa ngjyrime politike.

 

I nderuari ish kryeshef i drejtoratit për Urbanizëm, po ju përkujtojm se për objektin për të cilin ju po flisni kinse inspektori i ndërtimit ju ka ndërpre punën, ju nuk keni pasur leje ndërtimi por organi kompetentë pranë administrates komunale të komunës së Bujanocit ju ka pajisur me leje ndërtimi edhe përkundër problematikave ligjore ekzistuese, e që ju i dini më së miri e që prapë nuk jeni falemderues, por vetëm shpikni dhe shantazhoni gjithçka që është pozitive dhe prosperuese, POR mos harroni sepse opinioni është mirë i informuar rreth ngjyrimeve tuaja politike dhe mjaftë ambicioze që keni.

Administrata komunale e komunës së Bujanocit ka pasur prioritet Projektin e rreth-rrotullimit si imazh pozitiv në hyrje të qytetit, projekt të cilin e ka në realizim e sipër e që është në dobi të interesit të përgjithshëm e që do të ndikojë pozitivisht edhe ne biznesin tuaj. 

 

 

 

 

DEMANTË NDAJ REAGIMIT TË ADMINISTRATËS KOMUNALE TË BUJANOCIT TË LANSUAR NË LAJMET E RTV BUJANOCI MË DATËN 25.03.2016

 

Jashtë dëshirës dhe vullnetit tonë, por të detyruar dhe të nxiture për hirë të se vërtetës po i drejtohemi opinionit të Luginës së Preshevës që mos të hamendet me dezinformatat dhe gënjeshtrat e rrallës që po i lanson Nagip Arifi, e njëherit që po mshifet dhe po i keqpërdor disa poltrona të administratës komunale dhe në emër të të njejtës.....

Të nderuar qytetarë të Bujanocit por edhe më gjerë, pikësëpari unë me vëllezërit e mi jemi pronar të kompanis BICI e jo vetëm ‘’drejtor momental’’...

Është e vërtet se isha në një periudhë kohore edhe kryeshef i drejtoratit për Urbanizëm, pikrish po në atë kohë kur edhe është paisur kompania Bici me leje të ndërtimit për kompleksin afaristo banesor, por mos harroni se në atë kohë kryetarë i komunës  ka qenë edhe vetë Nagip Arifi..., pra pse i njëjti nuk reagoj në lidhje me lejen e ndërtimit që e pregaditi dhe lëshoj shërbimi pranë drejtoratit për urbanizëm, po që se e njejta ka qenë e kundërligjshme dhe diskriminuese për qytetarët.

Ku ishin organet tjera republikane që nuk reaguan në lidhje me atë leje të ‘’pa ligjshme’’,  pse administrata komunale me në krye Nagip Arifin prapë, me shumë neglizhencë, vështirsi të njejtën leje të ndërtimit e aprovuan dhe e adaptuan me kushtet e reja, e e gjitha në bazë të ligjeve ekzistuese..., e sa për paligjshmërit e mija si kryeshef i drejtoratit të urbanizmit fletë vetë fakti që skam pasurë asnjë padi apo kallzim penal, që asnje leje e ndërtimit nuk më është anuluar dhe asnjë vërejtje nuk kam pasur nga isnpektoratet e ndryshme republikane, por shum mirë e dini sot me çfarë probleme miren edhe inspektorët e policisë e jo vetëm ata të urbanizmit dhe ndërtimit me mallverzimet dhe parregullsit që i bënë kryeshefi i tanishëm i urbanizmit e të gjitha me urdhërat tuaja....

Për çfarë diskriminimi flet Nagip Arifi lidhur me trafon elektrike kur e dinë se e njejta trafo gjindet në parcelen tonë, ku nga elektrodistribucioni kemi kërku dislokimin e të njejtës, por pikrisht për hir të qytetarëve të kësaj lagje që furnizohen me rrymë elektrike e për të mos mbeten pa të në një periudhë kohore kemi pranu të dëmtohemi  me atë sipërfaqe të tokës, e nga elektrodistibucioni na është ofruar opcioni dhe kushtet të cilat edhe i kemi aplikuar...

Është e vërtetë se nga viti 2002 e deri në 2005 në pronën në fjalë edhe tokën në fjalë-parkingjet aktual i kemi pasë me qira, por në vitin 2005 e kemi blerë dhe paguar me parat e fituara me gjersën tonë e jo me paratë e tatimpaguesve për manipulime të ndryshme siç bën ky pushtet i sotshëm....

Të nderuarë bashkëqytetarë.

Shumica prej neshë e kemi shfrytëzu edhe parkingun mbrapa objektit të komunës  por, para disa kohrave komuna ka vendos rampë në atë pjesë të pronës së vetë!!!!!, edhe në pronën e  Nish-Ekspresit taksistat ende po e përdorin por, ata jonë pronar dhe kur të dojnë i largoj prej aty, vallë a do t’ja mernin edhe atyre tokën apo pse janë serbë nuk guxoni ti bani dëmë...

Skandali i administratës komunale, pikrishtë Ndërmarjes Publike Drejtoria për ndërtim ka qënë kur në parcelen tonë i ka detyru të paguajnë qira kamionxhinjët që shitëshin perime...., tash pe shohim se paskem gabuar që se kemi paditë këtë ndërmarje publike për shkelje të ligjit, gjithëashtu qenka dashten ta detyrojm administraten komunale me kohë që ta asfaltoj 20 metra gjatësi të rrugës  për nevojat e banorëve të lagjës ku gjindemi, e që administrata komunale këtë pronë-rrugë ja lenë në përdorim Nis Petrollit!!!.

 Pyesim Nagip Arifin se, a ne qytetarët-ndërmarjet private që paguajm taks për rregullimin e tokës ndërtimore duhet ti sigurojm rrugë nëpër pronat tona bashkëqytetarëve tanë apo administrata komunale?????

Nagip Arifi fletë për përpjekjet e tijë dhe administratës komunale lidhurë me ekspropijimin-grabitjen e pronës sonë!!!!

 

 I nderuar kryetarë, vlerën e pronës tonë ne e caktojm, por me çmimin e tregut prej 2.000-3.000dinarëve  për të cilin po flisni JU-urdhëro merja pronën vëllezërve dhe simpatizuesve tuaj....

Mbi gjitha, ne nuk kemi tokë për shitje, ajo tokë neve na nevojitet për funksionimin e biznesit dhe për objektin tonë afaristo banesorë. Pjesën prej 24m2 që me të vërtetë ju nevoitet për rreth rrotullimin, ne edhe ja kemi dhën pëlqimin e jo të tërën prej  550m2 të parcelës për ‘’PILARNICAT’’ e tua....

Jeni kryetarë i komunës e mos u merrni me fjalë të rrugës dhe kafiterive se Bici po e kërkon AT-Homin për parcelen në fjalë, dhe mos e shpik dezinformata të tilla.

 Mos e gënje popullatën se çka është e planifikuar në parcelën në fjalë në bazë të planeve në fuqi, po që se nuk e dini, kërkoje dokumentin me nr.353-47 të datës 30.10.2015 i lëshuar nga vetë administrata komunale, pikrishtë nga drejtorati për urbanizëm, ku në bazë po të njejtit akt-INFORMATË MBI LOKACIONIN, në  parcelën në fjalë është dedikimi citoj: ‘’Ngastra katastrale nr.1496/8, 1495/8 dhe 1495/7 KK Bujanoc, gjindet në tërsinë TC5 të Planit të rregullimit gjeneral të Bujanocit (‘’gazeta zyrtare e Komunës së Bujanocit’’ nr.3/2013), në zonën ku është dominuese funksioni i veprimtarive komerciale dhe afariste’’.... , apo e keni pas fjalën për projektin e rreth rrotullimit ku e keni paraparë rrugën për  PILARNICAT tuaja???

Gënjeshtra e rradhës lansohet në popull nga Ju Nagip Arifi se po e ndihmoni biznesin privat të komunës së Bujanocit, e pikrishtë ndërmarjen Bici Commerce e keni ndihmuar me subvencionë prej 300 milion dinarëve!!!!! Nuk mund ta besoj se si ka mundur ta përballoj këtë gënjeshtër edhe elektorati Yt më i besushëm, kur e dinë se buxheti i komunës ka qenë diku 900 milion dinarë, çka doni të thoni se me 1/3 e buxhetit komunal e keni subvensionu ndërmarjen Bici!!!!! Të nderuarë bashkëqytetarë, ndërmarja jonë dhe ndërmarjet tjera që kemi përfitu mjete për subvensione, ato mjete na ka ndarë Qeveria e Sërbisë përmes Trupit Kordinues e JO Komuna e Nagip Arifit... kurse Ju i keni përdorë dhe po i përdorni për marketingje tuaja politik dhe për paraqitje televizive, vetëm e vetëm Ju lutemi mos e dezinformoni, mashtroni dhe mos e gënjeni popullatën e këtueshme.

Ne për të gjitha kto kemi  fakte dhe argumente, prona është e pa cenueshme e mbrojtur edhe me ligje të Serbis e ndërkombtare, e mosë të flasim për ne shqipëtarët se sa e vlevshme është çdo pëllumbë toke. Çdo kushë që e përkrah këtë vepër mizore, të pamoralshme dhe në mënyr kriminale të grabitjes së tokës, jeni pjesmarës dhe ndihmues të një krimi anti njerzorë dhe anti civilizues.

Jemi të gatshëm dhe njiherit kërkojm publikish nga Nagip Arifi duel televizivë që ti argumentojmë me fakte të gjitha kto që po i themi, dhe po që se keni fakte e argumente të kundërta për gënjeshtrat dhe shpifjet tua të lartëcekura mos u frigoni, le ta dëgjoj populli të vërtetën.....

Progresi Evropian shpall konkurs për të rinjtë që hapin bizneset e tyre, mund të konkurrojnë edhe të rinjtë nga Lugina e Preshevës
Shkarkohet kryeshefi i policisë në Vranjë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration